Komuna e Vitisë është mobilizuar për të ndërdyrë në zonat e përmbytura gjatë mbrëmjes së kaluar të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.
Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave (DSHPE), Njësia e Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit, punëtorët ambiental dhe shumë qytetarë vullnetarë i janë bashkangjitur ekipeve për të përballuar këtë situatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas reshjeve të fundit të shiut që kanë rënë pa ndërprerë janë shkaktuar vërshime në Viti. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka aktivizuar Ekipin Emergjent. Sipas zyrtarëve komunal kjo u bë me qëllim që të minimizohen dëmet. Me këtë rast edhe kryetari Sokol Haliti, ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër vendet ku rrezikshmëria nga vërshimet është më e madhe”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton kp.
Pavarësisht kushteve të favorshme të tokës që ka komuna e Vitisë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ky territor vazhdimisht po dëmtohet nga reshjet, duke u përmbytur kështu fushat më pjellore të Budrikës, Remnikut, Skifterajt, Mogillës, Pozheranit dhe Kllokotit.
