Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri fshatra me peticion duan ndërrimin e emërtimit të shkollës

Banorët e fshatrave Kojskë dhe Rubovc i Vogël dhe Rubovc i Madh të Komunës së Lipjanit nëpërmjet një peticioni me gjithsej 146 nënshkrime kanë kërkuar emërtimin e shkollës së re në Rubovc me emrin e heroit “Januz Emin Bajçinca”, i cili ishte një ndër luftëtarët e njohur të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (NDSH).

Në shkresën e banorëve të këtij fshati, dërguar Drejtorisë Komunale të Arsimit, midis të tjerash thuhet se objekti i vjetër i shkollës së fshatit Rubovc mban emrin “Dita”, që është i përshtatshëm, por që në disa shkolla të tjera po ndërrohen shumë emra, duke i emëruar me emërtime të dëshmorëve e martirëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkojmë për emërtimin e shkollës fillore të fshatit Rubovc me emrin e luftëtarit të NDSH-së, Januz Emin Bajçinca”, thuhet midis të tjerash në peticionin e banorëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.