Kontingjenti gjerman i KFOR-it, të premten, i ka dorëzuar Forcës së Sigurisë së Kosovës material sanitar dhe pajisje të Kampit Fushor në Prizren.
Këto materiale e pajisje, përfshirë disa automjete transportuese kanë qenë pjesë e spitalit ushtarak në këtë kamp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një ceremoni të mbajtur në Kampin Fushor, gjeneralbrigade Ralf Hoffmann, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s bashkë me komandantin e Kontingjentit të 48-të gjerman të KFOR-it, nënkolonel Hans Jürgen Elsen, i kanë ia dorëzuar materialet dhe pajisjet komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas ushtarakëve gjermanë dhurimi i këtij materiali për pajisjen e spitalit të ardhshëm të FSK-së në Prishtinë është një shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis Bundeswehr-it gjerman dhe FSK-së...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.