Ndonëse e gjithë vëmendja institucionale është përqendruar vetëm në qendër të Prishtinës për përmirësimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, aspak më mirë në këtë aspekt nuk qëndron komuna e Fushë Kosovës .
Çdo ditë rrugët e kësaj komune janë përplot kolona të gjata, e më së shumti ka taksi ilegale, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, sipas banorëve, i tërë tymi i termocentraleve nga Obiliqi ndot direkt Fushë Kosovën.
Qytetarët e kësaj komune thonë se ky nivel i ndotjes ka qenë gjithmonë.
Ata kërkojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të ndërmarrë masa edhe në komunën e tyre.
Por, zyrtarët e kësaj komune janë të kënaqur me cilësinë e ajrit, duke mohuar që ka ndotje.
E njohës të mjedisit gjithmonë kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje, pasi sipas tyre, ky nivel i ndotjes ka qenë gjithmonë.