Këshilltarët e KK-së në Lipjan në mbledhjen e radhës të mërkurën, me vota unanime por me një varg vërejtjesh nga opozita kanë miratuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve.
Kjo rregullore parasheh disa ndryshime në pikën 23 dhe 24, ndërkaq i është shtuar edhe një pikë shtesë e cila parasheh subvencionimin e praktikantëve për punën e kryer nëpër institucione publike, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSubjekti më i madh opozitar PDK-ja, ka dhënë vërejtje se praktikantët nuk mund të paguhen nga kategoria e subvencioneve, derisa ligji për shpenzimin e buxhetit në Ministrinë e Financave e përcakton se kompensimi për punën shtesë duhet të bëhej nëpërmjet kategorisë së mallrave dhe shërbimeve...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.