Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi formon komitetet obliguese pa vota të NISMA-s

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të mërkurën, kanë formuar 2 komitetet obliguese komunale dhe kjo: Komitetin e Politikës dhe Financave dhe atë të Komuniteteve, ndërkohë që Grupi i këshilltarëve të NISMA-s nuk ka marrë pjesë në votim.

Krahas kësaj në mbledhjen e dytë të KK-së është formuar edhe grupi për hartimin e planit të punës së Kuvendit, për vitin 2018.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, gjatë diskutimit për formimin e komiteteve, “Grupi i anëtarëve të NISMA-s nuk është pajtuar me përfaqësimin e saj në Komitetin e Politikës dhe Financave (KPF) dhe për këtë qëllim nuk ka marrë pjesë në procesin e votimit”.
Në komunikatë thuhet se me vendim të anëtarëve të KK të Malishevës, Komiteti i Politikës dhe Financave do t’i ketë 7 anëtarë, të përfaqësuar me nga 2 anëtarë NISMA dhe PDK-ja, dhe me nga një anëtar LDK-ja dhe LVV-ja, si edhe kryesuesi i KK-së, i cili vjen nga radhët e LDK-së...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.