Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontratat e punëtorëve, peng i marrëveshjes me Komunën

Fati i 20 punëtorëve të kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” në Gjilan del se varet nga tenderët e Komunës. Kështu menaxhmenti i kompanisë së pastrimit” Ekohigjiena” përmes një njoftimi ka njoftuar punëtorët të cilët janë të angazhuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike se nuk do t’u vazhdohen kontratat e punës, ndërsa vazhdimi i kontratave të punëtorëve do të ndodhë tek atëherë kur Komuna e Gjilanit do të lidhë një kontratë të re financiare me kompaninë.

Ky kushtëzim nuk është duke iu pëlqyer punëtorëve, të cilët deklarojnë se gjenden në hall ngase nëse qeverisja lokale e Gjilanit nuk do të lidhë kontratë të re financiare me kompaninë, atëherë ata do të largohen nga puna, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avdil Ibishi, punëtor në këtë kompani deklaron se menaxhmenti u ka dërguar njoftimin të gjithë punëtorëve me të cilin njoftohen për mosvazhdimin e kontratave. Thotë se kontratat e tyre të punës po varen nëse menaxhmenti fiton kontratën financiare...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.