Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci priti në takim ambasadorin britanik, Ruairi O’Connel

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell me të cilin ka diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Lladrovci ka njoftuar në përgjithësi ambasadorin O’Connel për Komunën e Drenasit, respektimin e ligjit, përmbushjen e kuotës gjinore në organet vendimmarrëse të komunës, projekte e rëndësishme për të mirën e qytetarëve dhe mundësitë që ofron Komuna për zhvillimin e bizneseve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori O’Connel ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe ka uruar për marrjen e mandatit.

“Ai ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për zbatimin e ligjit, respektimin e kuotës gjinore”, thotë komuna në njoftimin për media, ndërsa thekson se është zotuar se do t’i shfrytëzojë mundësitë për bashkëpunim mes Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Komunës së Drenasit.

Ambasadori O’Connel dhe kryetari Lladrovci kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.