Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Rahovecit nis sanimin e rrugës në Krushë të Madhe

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar fshatin Krushë e Madhe, ku kanë parë nga afër gjendjen e dy rrugëve lokale në këtë fshat.

Duke e parë gjendjen e rrugës, është autorizuar kompania që është kontraktuar nga Komuna, të fillojë nga sot me intervenim emergjent, në rregullimin e përkohshëm të rrugës, me mbushjen e gropave me zhavorr, për të bërë të mundur qarkullimin e lehtë për vetura dhe qytetarë që e frekuentojnë këtë rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo