Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekti me “Caritasin” pa asnjë raport paraprak

Këshilltarët e partive opozitare kanë drejtuar një varg vërejtjesh ndaj pushtetit të Komunës së Fushë-Kosovës për ndarjen e 250 mijë eurove një organizate joqeveritare. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal është miratuar propozimi për vazhdimin e projektit të bashkëfinancimit me “Caritas Kosova” edhe për vitin 2018.

Komuna e Fushë-Kosovës që udhëhiqet nga LDK-ja këtë projekt e kishte nisur para katër vjetësh. Për çdo vit komunarët i kanë ndarë nga 200-250 mijë euro. Ndërsa vetëm 10 për qind ka participuar “Caritas Kosova”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi ka qenë ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Në bazë të këtij projekti ishin punësuar punëtorë shëndetësorë. Por, komunarët e Fushë-Kosovës nëpërmjet këtij projekti që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore do të paguajnë edhe mësimdhënës, punëtorë në administratë e në mirëmbajtje të mjedisit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.