Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Salih Kqikut, drejtorit për prokurim në Gjilan për dy vepra penale atë të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe asgjësim të materialit arkivor të prokurimit, raporton “Koha Ditore”.
Jetish Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan ka konfirmuar aktakuzën por që nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë çështje porse ka deklaruar se hetimet kanë filluar qysh në vitin 2014.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aty kemi shkuar hetuesit dhe nuk po munden të gjejnë dosjet e tenderimeve për Gjilan dhe kjo ka ndodhur gjatë vitit 2014 për momentin e kemi pasur këtë si të dyshuar prej fillimit. Ne nuk kemi gjetur dyshime në persona tjetër të cilët janë të inkriminuar në këtë rast. Në fakt zyra e shtetit i është dhënë në shfrytëzim një OJQ-je dhe si mundet që të jepet zyra e shtetit dikujt në shfrytëzim domethënë me ja dhënë arkivin dikujt”, ka thënë ai, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan.