Sabit Demiri i ka 72 vjet, por më shumë se gjysmë shekulli të jetës së tij e ka vërë në dispozicion të aktiviteteve humanitare të Kryqit të Kuq në Gjilan.
Nga mosha 10 vjeçe ai ka nisur punën si vullnetar në Kryqin e Kuq dhe kjo punë i është bërë si profesion i dytë, krahas me mësimdhënien, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk ka ndaluar asnjëherë që nga ajo moshë duke shpërndarë pako ushqimore për njerëzit në nevojë në gjithë rajonin e Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsimtari i pensionuar pohon se gjendja e rëndë sociale e gjilanasve e bëri që t`i përkushtohet vullnetarizmit, si një kontribut minimal, për t`ua zbutuar sadopak vështirësitë me të cilat përballeshin.
Solidariteti
Ai thotë se Gjilani në atë kohë kishte një popullatë prej 6 mijë banorësh, kurse solidariteti ishte e vetmja mënyrë që dikush të mos vdiste nga uria. Në këtë kohë s’ka pasur zhvillim të industrisë. Angazhimin në Kryqin e Kuq, Sabiti thotë ta ketë bërë i shtytur nga ndjenja humane dhe skamja e madhe që mbretëronte atëkohë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)