Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Ambienti” kundërshton reduktimin e parkingjeve publike

Derisa ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka marrë vendim për largimin e autoparkingjeve së paku në pesë rrugë të qytetit të Ferizajt, rreth kësaj çështjeje kanë reaguar qytetarët dhe kompania “Ambienti”, e cila në bazë të rregulloreve dhe vendimeve të KK-së i ka menaxhuar ato. Shkaku i vendimit të Komunës, së paku tetë inkasantë dhe katër zyrtarë të tjerë tashmë kanë mbetur pa ndonjë detyrë të punës.

Veprimi i tillë i Komunës është kundërshtuar nga kompania “Ambienti”, e cila menaxhon parkingjet publike, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Izet Rushiti, drejtor në kompaninë publike “Ambienti” ka bërë me dije se Komuna pa pëlqimin e tyre ka marrë vendim për largimin e autoparkingjeve në rrugën “Hamëz Jashari”, “Tahir Sinani”, “Dëshmorët e Kombit”, “Rifat Berisha”, dhe “Ahmet Hoxha”. “Arsyetimi i Komunës është që ta shkarkojnë trafikun, andaj e kanë lëshuar një vendim pa dëshirën tonë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.