Ish-basketbollisti kosovar, Fikret Shatri përmes një postimi në Facebook kë treguar se lumi i Istogut është në një gjendje shumë të rëndë nga mbeturinat që janë hedhur aty nga njerëz të papërgjegjshëm.
Ai gjithashtu thotë se gjendje alarmuese është edhe në shkollat e Istogut për shkak të përdorimit të drogave, gjë për të cilën shteti nuk bën asgjë që ta ndalojë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShatri ka theksuar se nuk e ka ndërmend të merret me politikë, por për gjërat praktike dëshiron të flasë hapur. Ai iu ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin diçka rreth këtyre çështjeve.
Më poshtë keni postimin e tij të plotë:
Nuk e kam ndërmend të merrem me politikë, as sot as kurrë në jetën time, por dua të flas për gjëra praktike hapur;
1. Ja si infektohet natyra (lumi i Istogut)
Infektohet dhe shkatërrohet natyra, nga njerëz të pa përgjegjshëm, që dihen me emër dhe mbiemër por policia nuk ndërmerr asgjë!
2. Nuk mund ta imagjinoni në çfarë niveli i ka kapluar shkollat tona në Istog droga dhe kaosi, askush nuk merr masa, shkollarët tanë në një përqindje alarmante po thithin drogë, e prostituim!
3. Kultivimi dhe shitja e drogës në Istog bëhet pa problem, pa e penguar askush askënd, pa i ndërhyrë askush askujt, dhe bastion i përdorimit prapë mbetet ku tjetër pos shkolla, aty ku hapësira e përdorimit është e perfeksionuar, e ndihmuar nga kioske dhe lokale përreth shkolle me veprimtari të ndyrë!
4. Jemi me fat që kemi një natyrë fantastike e të jashtëzakonshme, janë shkretu si mos më keq, askush nuk merr masa, as policia, as inspektorati komunal, pos që po presim ndihmën e të madhit zot!
Vallë a ka kjo tokë ndonjë patriot, ndonjë atdhetar, vallë a ka?
Vallë, a ka një njeri të vetëm që i del zot këtij vendi, a ka?
Nipi im i dashur Haki Rugova, ke përgjegjësi që të merresh me këto probleme të renda, unë jam në gatishmëri që të jap kontributin nëse është e nevojshme.
Komandant Ramush Haradinaj, a je gjallë o burrë i dheut, unë ushtari jot, jam gati ta japë kontributin tim.
p.s kërkoj mirëkuptim sepse asgjë s’ka personale dhe të qëllimtë, por kërkoj ndërhyrje me dorë të hekurt.
{gallery}