Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe qëndruan në Klinë

Shefi i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Samuel Paice, ka vizituar sot Komunën e Klinës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari Besim Hoti, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Gjendja e përgjithshme në Klinë, zhvillimi ekonomik dhe siguria, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar në këtë takim. Përfaqësuesi anglez, është interesuar të dijë më shumë për Klinën, shkallën e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe investimet në këtë komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Elezaj, e ka njoftuar Samuel Paice, se Klina ka një potencial të mirë për zhvillimin e bujqësisë, ka rezerva të shumta nëntokësore dhe pozitë të mirë gjeografike për zhvillimin e turizmit. Elezaj, tregoi një letërnjoftim të shkurtër të Klinës dhe tha se bujqësia është pjesa më e rëndësishme për zhvillimin e Klinës dhe pushteti lokal dhe ai qendror janë duke i stimuluar fermerët me subvencione për të ndihmuar në zhvillimin sa më të madh në këtë fushë.

Samuel Paice, pohoi se ata që duhet të investojnë të parët në këtë vend janë biznesmenët kosovarë që gjenden në botën e jashtme për të joshur edhe ata të jashtëm. Ai është interesuar edhe për konsolidimin e organeve komunale të qeverisë së re, kthimin dhe rrjedhat tjera në këtë Komunë.

Ndër të tjera, Paice, njoftoi se Ambasada Britanike ofron bursa për studime 1- vjeçar - master, në ndonjë Universitet të Anglisë për të gjitha drejtimet, përveç mjekësisë dhe ftoi edhe klinasit të aplikojnë për këtë. “ Të gjitha shpenzimet janë të Qeverisë së Anglisë”, ka thënë ai.​