Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, të enjten ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e spitalit të ri të Ferizajt.
Ky proces është zvarritur prej disa vjetësh, fillimisht shkaku i caktimit të lokacionit për ndërtimin e spitalit, pastaj me anulimin e tenderit 3 herë radhazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor nënshkrimi i kontratës do të mbetet peng sërish, ngase është ngre një nismë për ndryshimin sërish të lokacionit të ndërtimit, shkruan sot Koha Ditore.
I caktuar nga pushteti i LDK-së për ndërtim afër kazermës së FSK-së në Ferizaj, tashmë Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt i ka dërguar një shkresë zyrtare Komunës së Ferizaj që ky lokacion të ndërrohet. Me këtë kërkesë po tentohet që spitali të ndërtohet në hapësirën e ish-tregut të kafshëve në hyrje të Ferizajt, propozim ky i mbështetur nga PDK-ja...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.