Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria mbështet Gjilanin për projektet madhore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e ka njoftuar për së afërmi me projektet në disa sektorë, të cilat janë të parapara për këtë vit.

Në një takim me këshilltarët komunalë, Haziri ka kërkuar nga Haradinaj mbështetje për projektet e mëdha, të cilat i tejkalojnë kapacitetet buxhetore të Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e ka rikujtuar kryeministrin se Gjilani është pikë qendrore në regjionin e juglindjes, me impakt në Luginë e Preshevës, në Kumanovë dhe Karadakun e Shkupit dhe është i rëndësishëm për bashkëpunim dhe partneritet ndërkufitar.

Si probleme madhore për Gjilanin, Haziri ka përmendur impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, shpronësimet për rrugën qarkore, problemin e infrastrukturës, kredinë e BERZH-it, autostrada dhe shumë programe të tjera, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Haradinaj, ka thënë se, “në temat që kapërcejnë kapacitetin e Komunës, të cilat i shtroi Haziri ne do të jemi bashkë, ndërkaq në çështjet që Komuna i menaxhon vetë, ne nuk përzihemi, sepse nuk janë përgjegjësi e jona”.

Haradinaj tha se qëllimi i vizitës është që të mos vonohen në këto tema, por të fillojnë të merren me to pa humbur kohë.

“Ne kemi plot projekte para nesh. Janë marrë obligimet për autostradën, janë dy projekte tjera që si qeveri mund t’i qëndrojmë përkrah Komunës, është impianti i ujërave të zeza, një projekt i madh, ku qeveria do të hyjë në obligime financiare. Po ashtu do të marrin obligime edhe për shpronësimet e rrugës qarkore, sepse bëhet fjalë për infrastrukturë publike”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka premtuar se qeveria do të ndihmojë Komunën e Gjilanit edhe në temat tjera, që janë me interes për qytetarët.

“Punët që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, do t`i kryejmë”, ka thënë kryeministri.