Në takim me kryetarë të komunave të Kosovës, ministrja e ambientit, Albena Reshitaj, ka paralajmëruar fillimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë-Kosovë. Kostoja e tij kap vlerën prej 145 milionë eurosh.
“86 milionë është pjesa e ndërtimit të fabrikës, ku 20 milionë janë të ndara nga qeveria dhe pjesa tjetër do të jetë kredi e butë nga Thesari francez. I kemi shumë të qarta përgjegjësitë, por ka projekte që pa ndihmën e komunës është e pamundur të jetësohen dhe të ketë rezultat konkret”, ka bërë të ditur Reshitaj...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.