Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Menaxhimi i mbeturinave, peng i kontestit gjyqësor me zyrtarë të suspenduar

Nuk është jetësuar në Gjilan Rregullorja e miratuar në Kuvend për menaxhimin e mbeturinave. Kjo ngase qeverisja lokale deklarohet se ka probleme me mungesën e stafit, i cili ishte suspenduar vitin e kaluar, shkaku i ngritjes së akuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të pozitës zyrtare të 21 zyrtarëve komunalë.

Në rast se do të formohej sektori për menaxhimin e mbeturinave, atëherë kompetencat që do të ushtronte ai do të ishin planifikimi, rregullimi, udhëheqja dhe implementimi i aktiviteteve të menaxhimit të mbeturinave brenda territorit të Komunës dhe udhëzimi e monitorimi i kompanisë që ofron shërbimet për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa qeverisja lokale e Gjilanit planifikon që vendet e punës, të cilat janë lënë bosh, shkaku i suspendimeve të mbulohen me staf, duke zhvilluar procedurën e nënshkrimit të kontratave të bashkëpunëtorëve profesionalë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.