Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës i jep mbështetje komunës së Klinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, më të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Klinës.

Lekaj, i ka premtuar Elezajt se bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore, projektet e Klinës do të mbështeten, sikurse edhe projektet e të gjitha komunave tjera, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Elezaj e ka njoftuar Lekajn mbi projektet që ai synon t’i realizojë gjatë këtij viti në komunën e Klinës.

Lekaj e Elezaj janë dokorduar se projektet e nisura duhet të përfundohen brenda afateve dhe se çdo projekt me rëndësi vitale për qytetarët duhet trajtuar me prioritet.​