Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjakova e Tropoja me projekte të përbashkëta ndërkufitare

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të komunës së Gjakovës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, konkretisht Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar lartë lidhjen tradicionale dhe bashkëpunimin në mes të Gjakovës dhe popullit të shtetit shqiptar, ndërsa janë zotuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, madje edhe duke e rritur dukshëm intensitetin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Gjini dhe ambasadori Minxhozi ranë në ujdi që Gjakova të vazhdojë të ofrojë shërbime për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, konkretisht ata që vijnë nga rajonet e Tropojës dhe Hasit, ndërsa po ashtu janë pajtuar që Gjakova dhe Shqipëria të vazhdojnë projektet e përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që kryesisht kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërkufitar.