Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria nis hetimet për mosfunksionalizim të objektit të zjarrfikësve

Me dyshime se mund të ketë pasur keqpërdorime në projektin për ndërtimin e objektit të Njësisë së zjarrfikësve të Deçanit, Prokuroria Themelore e Pejës e ka futur në listën e saj të hetimeve.

“Lënda është e regjistruar dhe është trajtuar si korrupsion. Tashti prokurorja, që i është ndarë kjo çështje, do të nisë hetimet e nevojshme”, ia ka konfirmuar të martën KD-së kryeprokurori Agim Kurmehaj, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti i nisur në vitin 2014 ka përfunduar në vitin 2015. Megjithëse objekti është ndërtuar para gati tre vjetësh në lokacionin te ish-stacioni i autobusëve, Njësiti i zjarrfikësve të Deçanit ende nuk ka kaluar në objektin e tyre të ri nga Pallati i Kulturës, ku janë strehuar para 8 vjetësh në dy zyra dhe me automjete të parkuara në oborrin e Komunës.

Për zvarritjen e kalimit në objektin e ri, para 2 vjetëve zyrtarët përgjegjës të Komunës e patën dhënë si arsyetim mospranimin teknik, i cili tashmë është kryer. Pranverën e vitit të kaluar ishte pohuar si arsyetim mungesa e mobilierisë për hapësirat e brendshme, e disa javë më vonë arsye ka qenë intervenimi në infrastrukturën përreth objektit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.