Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit në seancën e mbajtur të shtunën mbrëma kanë zgjedhur kryesuesin e këtij organi komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me shumicë të thjeshtë votash kryesues është zgjedhur Afrim Dina i AAK-së. Në seancë është raportuar se kanë qenë të pranishëm 17 këshilltarë, prej të cilëve 14 kanë votuar për Dinën dhe tre kanë abstenuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi për zgjedhjen e Dinës është publikuar përmes rrjeteve sociale nga anëtarët e këtij organi. Këshilltari i AAK-së, Ervin Hoxha, ka shkruar se “Afrim Dina nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është zgjedhur kryesues i ri i Kuvendit të Komunës në Rahovec”. Të dielën një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë kryesuesi Dina, i cili në postimin e tij ka uruar Rahovecin dhe i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)