Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Komision Disiplinor drejtori i shkollës që “përdori nxënësit për politikë”

Me vërejtjen “Moszbatim të hierarkisë institucionale” do të përballet Riza Hajdari, drejtor i shkollës “Rilindja” në Dritan.

Komuna e Drenasit ka iniciuar rast ndaj tij, i cili shumë shpejt do të dalë para komisionit disiplinorë të kësaj komune, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krejt kjo pasi me datën 27 dhjetor të vitit të kaluar, nxënësit e klasës së parë të kësaj shkolle, me kërkesë të Xhavit Drenorit kanë vizituar sallën e Kuvendit Komunal.

Drejtori për Arsim i kësaj komune, Tafil Halilaj, thotë se ishte habitur kur i ka parë fëmijët në sallën e Kuvendit, pasi askush nuk kishte marrë leje për këtë.

Sipas tij, Xhavit Drenori me këtë gjest, nxënësit i ka përdorur për të bërë politikë.

Halilaj thotë se disa dhurata që Drenori ua ka dhënë gjatë asaj dite, do të mund t’ua dërgonte në shkollë dhe të mos i mundonte ose edhe t’i rrezikonte nxënësit.

E, Riza Hajdari, drejtori i shkollës “Rilindja”, thotë se është e vërtetë që ai nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Arsimit, por Drenori i kishte thënë që këtë punë e ka rregulluar personalisht dhe, po ashtu, kishte marrë edhe miratimit e prindërve.

Hajdari thotë se ndonëse i kishte thënë Drenorit të mos e merrte një iniciativë të tillë, ai këtë vizitë e ka organizuar prej orës 11 deri në 12 në kohën kur fëmijët nuk kanë mësim.

Por, Xhavit Drenori nga “Vizioni për Drenasin”deklaron se nuk ka pasur kurrfarë qëllimi. Thotë se ka marrë leje nga drejtoria e Administratës, e edhe miratimin nga prindërit, pasi nuk kishte qëllim të keq, vetëm që nxënësve t’ua bënte nga një dhuratë, si dhe të vizitonin institucionet e qytetit të vet.

I pyetur se pse nuk i kishte ftuar fëmijët e klasave më të larta, Drenori thotë se ata nuk janë të entuziazmuar për dhurata.

Drejtori i shkollës thotë se në një autobus ku kishin shkuar nxënësit, ishte shumë i vogël dhe mezi i zinte të 17 nxënësit që Drenori i kishte mbledhur për të shkuar në Kuvendin Komunal të Drenasit.