Familjet Tahiri nga fshati Zhiti e Podujevës, i kanë dhënë fund sot hasmërisë disavjeçare, duke ia shtrirë dorën njëra-tjetrës.
11 vjet më parë, familja e Ukshin Tahirit ia kishte vrarë kushëririt Abazit, djalin 11-vjeçar dhe djalin e axhës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamiljet e pajtuara para kësaj vrasjeje kishin pasur edhe 4 plagosje.
Të gjitha këto morën fund në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Pajtimit i Podujevës, Kryetari i Këshillit, Bajram Blaku, tha me këtë rast se gjakmarrjes duhet t’i jepet fund dhe kjo ditë është shumë e madhe për familjet Tahiri, raporton televizioni publik.
Këshilli i Pajtimit në Podujevë u kanë bërë thirrje të gjitha familjeve që kanë hasmëri në Podujevë të paraqiten në këshill në mënyrë që t’u japin fund hasmërive.