Fermerit Selver Islami nga Skifeteraj i Vitisë, reshjet e mëdha të borës në janarin e 2017-s ia shkatërruan një serë me pesë ari tokë të punuar.
Pavarësisht dëshirës së tij për punë, ai nuk arriti rezultatet që donte në fund të vitit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni komunal i kishte vlerësuar rreth 10 mijë euro dëmet, të cilat i ishin shkaktuar, por që kjo shumë as pas një viti nuk iu kompensua.
Vështirësi për Islamin është edhe shitja e kulturave të ndryshme, të cilat i kultivon.
Me sfidat e njëjta janë përballur edhe shumë fermerë të tjerë, dëmet e të cilëve kaluan shumën e një milion euro eurove.
Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë thonë se nuk kanë mundësi financiare t’i kompensojnë këto dëme.
Përderisa në vitin 2016 nga tepricat buxhetore të Ministrisë së Bujqësisë, u kompensuan fermerët e dëmtuar, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për fermerë të dëmtuar gjatë vitit të kaluar.
Kryetari i komisionit të Ministrisë së Bujqësisë, Adem Arifaj, ka thënë se as në nivelin qendror nuk ka buxhet të mjaftueshëm për momentin.
Vlera e dëmeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike në gjithë vendin për vitin që e lamë pas është 14 milionë euro.