Sa për emergjencën e Drenasit njeriu edhe mund të vdesë. Emergjenca i ka 5 shoferë, por këto ditë asnjëri nuk është në vendin e punës.
Ky institucion po ballafaqohet me këtë gjendje që nga fillimi i janarit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga kjo situatë po pësojnë më së shumti familjarët e pacientëve të cilët kanë nevojë për ndihmën e emergjencës. Në mungesë të shoferëve, njëri nga mjekët vetëm për të mos e lënë keq pacientin e sëmurë rëndë, ka vozitur vetë autoambulancën.
Edhe përkundër faktit se 3 shoferë janë në ambulancë dhe në gjendje gatishmërie, atyre u është ndaluar të vozitin autoambulancën, meqë ka përfunduar marrëveshja me Caritasin, e cila i paguante.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, nuk e ka mirëpritur thirrjen e KTV-së por ka thënë se Emergjenca ka shoferë.
Sipas stafit aktual në emergjencës, të cilët nuk kanë folur para kamerës, nga 5 shoferët, 2 janë në pushim vjetor, njëri në pushim mjekësor, njëri ka shkuar në Shqipëri për disa punë dhe një tjetër nuk dihet se ku është.