Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Erërat e forta dëme në Istog e Pejë, një kulm shtëpie u hodh 100 metra larg

Erërat e forta ia kanë hequr kulmin e shtëpisë Rexhë Ibrahimajt, duke ia hedhur më shumë se 100 metra larg.

Kjo nuk është hera e parë për Ibrahimajn nga fshati Veriq i Istogut, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ndihet me fat që krejt kjo ka ndodhur gjatë natës, pasi thotë se po të ndodhte ditën, ka mundur të ketë pasoja në njerëz.

Njësoj janë dëmtuar edhe shumë shtëpi të tjera në këtë komunë si dhe pothuajse i gjithë Istogu me fshatra nuk ka energji elektrike, meqë janë dëmtuar edhe shumë shtylla.

Sa herë ka erëra të këtilla, në këtë komunë ka dëme të mëdha.

Njësoj sikurse Istogu edhe në komunën e Pejës dëmet janë shënuar kryesisht në çatitë e shtëpive dhe shtyllat elektrike, duke lënë shumë vende pa energji elektrike.