Në sallën e Kuvendit Komunal të martën është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë, me qëllim informimin e tyre për procedurat e shpronësimit të pronave të paluajtshme që do të ndodhin e që ka për qëllim ndërtimin e rrugës me katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët-Kllokot dhe Gjilan- Livoç i Epërm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky dëgjim publik është organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe nga Ministria e Infrastrukturës. Në këtë takim morën pjesë 60 qytetarë, të cilët do të preken nga shpronësimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga niveli lokal, drejtori i Kadastrës, Sadudin Berisha, drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, dhe ai i Shërbimeve Publikë dhe Infrastrukturës, Naser Korça.
Qytetarët e shumtë të pranishëm në këtë dëgjim publik, u njoftuan për së afërmi me parcelat që preken direkt nga ndërtimi i këtyre dy rrugëve përmes grafikoneve, duke interaktuar për të dhënë qëndrimet e tyre për detajet, kërkesat dhe rekomandimet e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)