Ferizaj, 21 mars –Drejtoria e Arsimit e Ferizajt, pas shumë incidenteve ndërmjet nxënësve, ka marrë masa për rritjen e nivelit të sigurisë brenda hapësirave shkollore.
Vetëm gjatë kësaj periudhe të vitit në shkolla të Komunës së Ferizajt janë shënuar dhjetëra raste të dhunës, ndërkohë që nxënësit më problematikë cilësohen ata të shkollës fillore “Gjon Serreçi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë objekt shkollor Drejtoria e Arsimit ka angazhuar një punëtor teknik për t’i mbajtur të mbyllura hyrje-daljet e objektit, të cilat janë të panevojshme, ndërkohë që ka nisur procedurat për vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë dhe është duke bërë përpjekje që të angazhojë Policinë e Kosovës dhe ndonjë OJQ për të mbajtur ligjërata të veçanta me nxënës për ta parandaluar dhunën, megjithëse psikologët vazhdimisht janë duke e kryer punën e vetë në secilën shkollë.
Muhamet Halili, drejtor i Arsimit i Ferizajt, ka deklaruar se, pas disa incidenteve nëpër disa shkolla, kanë organizuar takime me Këshillin e prindërve, me drejtorët e shkollave, me zyrtarë të policisë etj., për ta rritur nivelin e sigurisë brenda hapësirave shkollore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).