Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët ankohen për shpërfillje të kërkesave për pastrim rrugësh

Komuna e Pejës as për këtë dimër nuk ka përzgjedhur operator të rregullt për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në fshatra të Rugovës.

Vjet Komuna kishte vendosur që të mos e shpallte më pjesën (LOTI-3) në kuadër të tenderit trevjeçar për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në qytet, fshatra të rrafshit dhe për rrugët e fshatrave të Rugovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për “Lotin 3”, që kishte vlerën tenderuese prej 30 mijë eurosh, e që parasheh mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në fshatrat e Rugovës, Komuna i kishte pezulluar në dhjetor të vitit 2016 procedurat e tenderimit, menjëherë pas pranimit të ofertave, me arsyetimin se asnjëri prej dy operatorëve, sa kishin konkurruar, nuk kishin ofertë të përgjegjshme.

Për “Lotin 1” për rrugët e qytetit dhe “Lotin 2” për rrugët e fshatrave në rrafshin e Pejës, janë përzgjedhur operatorët vitin e kaluar. Pjesën e tenderit për rrugë të Rugovës, “LOTI 3”, Komuna e kishte lënë që ta shpallte më vonë, por këtë nuk e ka bërë më. Kjo gjendje është edhe sot... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)