Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva me kryesues të ri të Kuvendit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, mbledhje në të cilën edhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës.

Me shumicë të votave, Rrahim Morina nga radhët e LDK-së, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i cili mori 17 nga 31 votat e mundshme në kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK të Malishevës, Rrahim Morina, kërkoi bashkëpunim me të gjithë dhe premtoi se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Morinën, e ka uruar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa u tha se do të mundohet të jetë bashkëpunues me të gjithë dhe uroj që të gjithë së bashku, të kujtohen për të mirë nga qytetarët.