Dega e PDK-së në Rahovec gjatë fundjavës ka njoftuar se e ka refuzuar ofertën e AAK-së për koalicion në nivel lokal.
Këtë vendim e ka marrë kryesia e degës, me ç’rast në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale është bërë e ditur se vendimi është votuar në mënyrë unanime, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas ofertës së AAK-së - Dega në Rahovec, për bashkëqeverisje lokale me PDK-në - Dega në Rahovec, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec në mbledhjen e mbajtur më 13 janar 2018, unanimisht refuzon ofertën e AAK-së për bashkëqeverisje lokale”, shkruan në njoftimin e Degës së PDK-së.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që vjen nga radhët e AAK-së, pak javë më parë pati emëruar nënkryetarin dhe 8 drejtorë të Ekzekutivit lokal.
Haziz Krasniqi, zyrtar informimi në Komunën e Rahovecit disa javë më parë pati bërë të ditur se Latifi për nënkryetar të Komunës kishte emëruar Fatmir Iskën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)