Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarët e rinj në Klinë s’po mund t’i përdorin kompjuterët në mungesë të një IT-je

Është bërë afër 1 muaj që zyrtarët e pushtetit të ri komunal në Klinë kanë problem me shfrytëzimin e kompjuterëve në komunë.

Ata dyshuan se problemi ishte i qëllimshëm nga pushteti i kaluar i PDK-së por tani po del se kjo ka të bëjë me prishjen e serverëve të komunës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Problem kanë pasur edhe me qasje në e-mailat e tyre zyrtarë, derisa problemi nuk ka arritur të rregullohet për shkak se punëtori i vetëm i teknologjisë informative e kishte lënë punën.

Sylaj tregon se tashmë kanë shpallur konkurs për pozitën e IT-së.

Derisa shprehet i habitur se si ka funksionuar komuna pa asnjë punëtor të IT-së.

Komuna e Klinës gjithashtu nuk e ka funksionale uebfaqen e saj tash e 1 vit, pikërisht për shkak të mungesës së punëtorit të IT-së.

Ish-zyrtarë të komunës kanë thënë se për shkak të kohës së zgjedhjeve nuk kanë mundur të shpallin konkurs për këtë pozitë.