Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari Haskuka në pritje të propozimeve të LDK-së për Ekzekutiv

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të enjten ka bërë të ditur se është në pritje të propozimeve nga dega e LDK-së për postin e nënkryetarit dhe të udhëheqësve për tri drejtoritë në Ekzekutivin lokal. Sipas tij, refuzimi i Hatim Baxhakut për ta marrë postin e nënkryetarit ka bërë që të kërkohet një emër i ri, por që ka kredibilitet për të qenë nënkryetari i parë i Komunës.

“Zotëri Hatim Baxhaku ka bërë të ditur qëndrimin që nuk e pranon këtë post dhe tani presim nga LDK-ja që të na japë një propozim tjetër. Deri më tani nuk kam marrë një emër tjetër. Por pres që LDK-ja të na propozojë një person që ka kredibilitet për këtë pozitë dhe shpresoj se do të jetë kështu”, ka thënë Haskuka, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të njëjtën kohë ai ka pohuar se në Ekzekutivin lokal pritet që LDK-ja të udhëheqë 3 drejtori, NISMA me 3 drejtori, derisa subjektet e komuniteteve joshumicë do të kenë nga një drejtori...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.