Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Finalizimi i kompleksit peng i zhvarrosjes së 48 dëshmorëve

Janë investuar 1 milion euro për 3 vjet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Llapit në Penuhë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK).

Ky kompleks ka qenë i paraparë të përfundonte vitin e kaluar. Por sipas drejtorit të Divizionit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në këtë institucion, Adnan Elshani, ka mbetur vetëm edhe rivarrimi i një pjese të dëshmorëve që ky kompleks të përfundojë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Realisht ky kompleks është dashur të përfundonte këtë vit, edhe pse me mund kemi arritur t’i siguronim mjetet. Ka mbetur pa u përfunduar vetëm edhe një pjesë e bartjes së dëshmorëve nga vendvarrimet në kompleks. Kanë mbetur pa u bartur edhe 48 dëshmorë (zhvarrosje-rivarrosje), që arsye është sigurimi i listave të dëshmorëve dhe besoj se ato do të sigurohen shpejt nga kompetentët dhe ne do të vazhdojmë procedurat, dhe ky kompleks do të përfundojë”, ka thënë Elshani...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.