Klinë, 20 mars - Qytetarët e Komunës së Klinës nga sot do të kenë mundësinë që vetë të marrin disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile. Kjo pasi që edhe zyrtarisht është vëne në funksion E- kiosku online, i cili do të jetë në funksion të qytetarëve për nxjerrjen e disa dokumenteve të gjendjes civile.
Zyrtarisht, promovimin online nga E-kiosku e ka bërë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE – kiosku është aparat, i cili qytetarëve u mundëson që 24 orë të nxjerrin vetë dokumente të gjendjes civile, certifikatën e lindjes, shtetësisë, martesës, ekstrakt të lindjes, kërkesë-ankesë komunës dhe faturën e tatimit në pronë.