Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të formohet Qeveria lokale. Ajo, sipas tij, do të përbëhet nga një koalicion i gjerë i subjekteve politike.
Ai ka theksuar se ky bashkim i forcave politike është i nevojshëm, me qëllim të ndryshimit të madh në Prizren, përkatësisht kthimin e Komunës tek qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë kryesia e Degës së LDK-së në Prizren ka miratuar vendimin për hyrje në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka autorizuar përfaqësuesit e saj që ta konkretizojnë marrëveshjen, përderisa Hatim Baxhaku më në fund ka pranuar që të marrë postin e nënkryetarit të parë të Komunës. Gatishmërinë për të qenë pjesë e koalicionit të gjerë e kanë shprehur edhe përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë.
Në një adresim për qytetarët e Komunës së Prizrenit, kryetari Haskuka ka bërë të ditur se “javën e ardhshme do të konstituohet kryesia e Kuvendit të Komunës si edhe do t'i emërojë drejtorët përgjegjës, prej të cilëve pres angazhim maksimal në mënyrë që t’i zgjidhim problemet emergjente të qytetarëve” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)