Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

162 punëtorë shëndetësorë mbesin pa punë në Ferizaj – shkak mungesa e buxhetit

Nevoja e madhe për rritje të stafit të punëtorëve shëndetësorë nëpër disa Qendra të Mjekësisë Familjare, kishte rezultuar me një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Caritasit, si dhe komunave.

Vetëm në komunën e Ferizajt në vitin 2013 nga kjo marrëveshje përfituan 162 mjekë e infermierë, të cilët u punësuan në QKMF-në e kësaj komune, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moskryerja e obligimeve financiare nga ana e komunës në llogari të Caritasit, të cilët i paguanin rrogat e këtyre punëtorëve shëndetësorë, i la pa punë ata.

Ndërprerjen e kontratave si rezultat i përfundimit të marrëveshjes, zyrtarët komunalë e arsyetojnë me mungesë të buxhetit.

Sipas tyre, ish-pushteti i kaluar në krye me Muharrem Svarqën ka hyrë borxh ndaj Caritasit mbi 300 mijë euro, për çka këta të fundit kërkuan nga komuna ta ndërpresin përkohësisht marrëveshjen.

Sidoqoftë, Komuna e Ferizajt po planifikon që shumë shpejt të formojë një Komision, të cilit drejtoria e QKMF-së pritet t’ia dorëzojë kërkesën për numrin e mjekëve e infermierëve që ka nevojë.

Pastaj, sipas zyrtarëve komunalë, do të bëhet edhe përzgjedhja e punëtorëve shëndetësorë shtesë, e që me gjasë do të jenë të njëjtit që punuan deri tash.