Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka aprovuar kërkesën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës(KPK) për uljen e nivelit të qirasë për prodhuesit që operojnë në parkun e Drenasit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
KPK-ja, thotë se ka parashtruar këtë kërkesë duke marrë parasysh që prodhuesit vendorë të cilët ushtrojnë veprimtarin e tyre në Parkun Industrial në Drenas po përballen me vështirësi të operimit siç janë kostoja e lartë e qirasë, tatimi në pronë si dhe qasja e vështirë në financa, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu, KPK në kuadër të përmirësimit dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të mjedisit e të bërit biznes, si dhe të promovimit të parimit të konkurrencës së drejtë dhe trajtimit të barabartë të kompanive prodhuese në vend kërkoi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të ulë nivelin e qirasë për prodhuesit që operojnë në parkun e Drenasit.
Njëkohësisht, ashtu siç parashihet në kontratat e bashkëpunimit, me këtë vendim prodhuesve do të ju mundësohet edhe shfrytëzimi i pronës si hipotekë pranë institucioneve financiare me qëllim të mundësimit të qasjes më të lehtë në financa.
Këto ndryshime mirëpriten nga KPK sepse përbëjnë një lehtësim të madh sa i përket kostos së operimit dhe do t’iu mundësojnë prodhuesve qasje më të lehtë në financa. KPK falënderon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim dhe në të njëjtën kohë inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që edhe në të ardhmen të vazhdoj me politika të cilat i mbështesin prodhuesit vendor.