Kryetari i porsazgjedhur Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj të legjislacionit të VI-të, sot solemnisht kanë dhënë betimin, ashtu siç obligon Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale.
Pas dhënies së betimit, kryetari i komunës Haki Rugova, iu është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të kuvendit dhe të pranishmëve në sallë, ku ka premtuar se do të angazhohet që të realizojë të gjitha premtimet që iu ka dhënë qytetarëve, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se do të punojnë bashkë me qytetarët që Istogu të jetë model i qeverisjes së mirë gjë që është dëshmuar në të kaluarën e më punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen.
Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve.