Banorët e rrugës “Gjergj Fishta” në Gjakovë kishin participuar me të holla për ta shtruar rrugën me asfalt. Por rruga mbeti e pashtruar.
Qeverisja e kaluar, nën udhëheqjen e Pal Lekajt, me mjetet e tyre, nisi t’i kryente punimet, por që mbetën në gjysmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna kishte kontraktuar kompaninë për t’i kryer punimet, por pa pasur buxhet të mjaftueshëm, andaj u fut në borxhe.
Ky projekt dhe disa të tjerë arritën shumën e borxhit në 6.2 milionë euro.
Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike Shkumbin Kastratit, këtu u bënë shkelje ligjore, derisa komuna ende po paguan përmes përmbaruesve privatë kompanitë e kontraktuara.
Opozita thotë se komuna tashmë i ka ndarë mjetet, por për shkak të keqmenaxhimit, ende nuk po shtrohen rrugët.
Ish-kryetari i komunës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk do të merret me akuzat e tilla sepse dihet kush është përgjegjës tash për këto punë.