Prokuroria e Bosnjës ka ngritur aktakuzë kundër Tomisllav Kovaçit, ministër i Brendshëm i Republikës Serbe gjatë kohës së luftës.
Aktakuza ka të bëjë me gjenocidin në Srebrenicë, në vitin 1995, njoftoi Prokuroria, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKovaç, shtetas edhe i Bosnjës, edhe i Serbisë, akuzohet se në kohën e sulmeve të forcave serbe në zonat e mbrojtura në Srebrenicë dhe Zhepë, si komandant i Shtabit të Policisë, si zëvendësministër dhe si ministër i Brendshëm i Republikës Serbe, ka komanduar dhe mbajtur nën vëzhgim të gjitha forcat e policisë që kanë marrë pjesë në krime kundër boshnjakëve.
Prokuroria e ka interpretuar këtë si kontribut të madh në krime.
Kovaç pas luftës në Bosnje ka ikur në Serbi, ku edhe vazhdon të jetojë.