Pesë ditë pa ndërprerë janë djegur mbeturinat në pikën e hedhjes, që gjendet në oborrin e Pallatit të Kulturës.
Zjarrin e kanë fikur punëtorët e kompanisë së mbeturinave “Ambienti”, shkruan sot “Koha Ditore”. E kjo pikë nuk është e vetmja në të cilën digjeshin mbeturinat pasi, siç thonë në kompaninë e mbeturinave “Ambienti”, kohën e fundit janë shpeshtuar rastet e djegies së mbeturinave në tërë Pejën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tashti është ‘normale’ që po digjen mbeturinat në pikat si ajo, sidomos në kontejnerë, sepse qytetarët e pakujdesshëm bashkë me mbeturina po hedhin edhe prushin e stufave dhe mbeturinat pastaj po digjen. Por askush prej qytetarëve nuk del të hedhë një kovë ujë, por dinë vetëm të hedhin mbeturina.
Qytetarët kështu po tregohen tepër të papërgjegjshëm dhe nuk u vjen aspak turp”, thotë Nexhat Avdullahu, drejtor i kompanisë së mbeturinave “Ambienti”.
Përveç që po i djegin mbeturinat dhe kështu po ndotin edhe ajrin, ata po i shkaktojnë edhe dëme të mëdha kësaj kompanie, e cila mëzi mbijeton pasi qytetarët nuk i paguajnë rregullisht faturat për mbeturina... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)