Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompanitë publike në Gjilan mbarojnë vitin pa raporte financiare

Kompanitë publike që operojnë në Komunën e Gjilanit përfundimin e vitit 2017 e mbarojnë pa i publikuar raportet e tyre financiare, pa transparencë rreth punës së tyre, si obligim ndaj qytetarëve.

Kështu ndërmarrja publike lokale “Tregu” në Gjilan ka afro një vit që operon si kompani, por nuk ka vendosur ende ta publikojë bilancin financiar, që ka të bëjë me gjenerimin e të hyrave dhe me shpenzimet që kanë ndodhur dhe detaje të tjera që lidhen me numrin e të punësuarve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo kompani menaxhon Tregun e gjelbër dhe tregjet e tjera, siç është Tregu i automobilave, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë ishin zotuar se do të funksionalizonin edhe tregjet e tjera, siç është Tregu i kafshëve, i druve dhe i rërës.

Mejdi Ahmeti, kryeshef i kompanisë, deklaron se ata janë në përfundim të procesit të planit të biznesit dhe më vonë do të dalin me shifra sa i përket bilancit financiar të kompanisë. “Nuk mundem me dhanë ndonjë shifër, sepse do të përfundojmë edhe planin e biznesit. Mandej do të japim ndonjë shifër edhe sa i përket gjenerimit të hyrave”, ka thënë ai.

Raportin financiar nuk do ta publikojë as kompania e pastrimit “Ecohigjiena”, e cila në vitin 2016 kishte publikuar raportin e saj financiar shkaku i telasheve që kishin ndodhur brenda kompanisë dhe presioneve nga publiku, që kërkonte sqarime për gjendjen e kompanisë.

Senad Ramaj, kryeshef i kompanisë, deklaron se kompania këtë vit nuk do ta publikojë raportin financiar, ngase ai do t’u dërgohet komunave dhe ato mund të vendosin për publikimin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)