Një objekt dykatësh në mes të objekteve tjera në oborrin e Kryqit të Kuq në Pejë tash e sa vjet nuk po mund të shfrytëzohet nga kjo organizatë për shkak të pretendimeve të ish- punëtorit të saj, Momçilo Dashiq, ndaj atij objekti.
Dashiq pretendon se objekti është pronë e tij. Lënda për këtë kontekst tashmë ndodhet në Gjykatën e Apelit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse Kryqi i Kuq nuk po mundet të bëjë asnjë investim, në pritje të epilogut të këtij kontesti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitet ‘90, Dashiqi kishte marrë leje nga organet e atëhershme të Kryqit të Kuq për të bërë një mbindërtim për banim në objektin njëkatësh ekzistues që atë kohë përdorej si garazh e depo.
“Në vitin 1991 kryesia e Kryqit të Kuq e ka sjellë vendimin dhe ma ka lejuar mbindërtimin mbi një garazh që ka qenë aty. Unë e kam rrënuar atë garazh dhe e kam ndërtuar objektin dykatësh me pare të mia. Unë kam kërkuar nga Komuna leje ndërtimi dhe ma kanë lejuar. Objektin e kam ndërtuar dhe në të kam banuar nga viti 1994 deri në vitin 1999”, pohon ish-punëtori i Kryqit të Kuq, Momçilo Dashiq.
Në janar të vitit 1995 Kryqi i Kuq në Pejë me një vendim të nënshkruar nga kryetari që ishte atë vit Svetomir Samargjiq, ia ka dhënë mundësinë Dashiqit që ta legalizojë objektin e ndërtuar dhe ta bëjë parcelizimin e truallit mbi të cilin ka qenë i ndërtuar ai objekt dhe ta bartë në emrin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)