Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbesin suficit 100 mijë euro për 40 kamera shtesë sigurie në Prizren

Projekti i Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë të Komunës së Prizrenit për blerjen dhe mirëmbajtjen e kamerave vëzhguese të sigurisë nuk është realizuar gjatë këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

shuma prej 100 mijë eurosh e planifikuar për këtë projekt kapital mbetet suficit, pasi që mjetet financiare për të kanë qenë nga granti qeveritar. Shkas për mosrealizimin e këtij projekti sipas drejtuesve të DES-it ka qenë kodi i gabuar në buxhet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për projektin e kamerave vëzhguese mjetet kanë qenë në buxhetin dhe llogarinë e Komunës. Arsyeja e mosrealizimit të këtij projekti ka qenë vetëm një, kod i gabuar. Meqë nuk ka ndodhur rishikimi i buxhetit këtë vit, të cilin e prisnim me qëllim që ta përmirësonim këtë kod, për fat të keq mjetet në shumën prej 100 mijë eurove të ndara për këtë projekt kanë mbetur në suficit”, ka thënë Bedrija Ejupagiq, i cili në qeverinë “Muja 3” ka udhëhequr Drejtorinë për Emergjenca dhe Siguri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)