Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

514 pacientë llapjanë mbesin pa insulinë

Kanë mbetur më shumë se 500 pacientë insulinëvartës të Podujevës pa ilaçin e domosdoshëm të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Shëndetësisë nuk e ka furnizuar mjaftueshëm Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë me këtë ilaç që është në listën esenciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtyre pacientëve për një muaj u duhen 2.930 insulina, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka furnizuar këtë institucion me 1.690 sosh. Pacientët janë të detyruar që të gjejnë mënyra të tjera të furnizimit me insulinë, duke blerë vetë këtë ilaç, pasi mosmarrja e terapisë së mjaftueshme mund të përkeqësojë shumë shëndetin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)