Banorët shqiptarë të Fshatit Kufcë të Komunës së Novobërdës po ankohen se komuna po i diskriminon ata në investimet që po bëhen në këtë fshat. Ata thonë se u mungon rruga, trotuari e ndriçimi, me të cilat është e pajisur pjesa e komunitetit serb, që jeton pak metra më larg në po të njëjtin fshat.
Kërkesat thonë se janë të vazhdueshme, mirëpo kryetari aktual, Svetislav Ivanoviq po i injoron ata, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mungesë të një trotuari, sipas banorëve, fëmijët janë të rrezikuar në rrugëtimin e tyre për në shkollë.
Të njëjtit thonë se tash e sa kohë, kanë kërkuar edhe rregullimin e rrugëve. E vetmja rrugë e asfaltuar në këtë fshat është rruga kryesore, e cila është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për rrugët e tjera tash e sa vite thonë se arrijnë të kujdesen vetë.
Duke mos pasur përkrahjen e komunës, banorët kishin fituar një donacion nga USAIDI për ndriçim, mirëpo edhe ai tash e sa kohë nuk po funksionon, e as për këtë Komuna nuk po intervenon.
Donatorët janë ata që investuan edhe në pjesën e banuar me serbë arsyetohen zyrtarët komunalë. Në komunë, ndër të tjera, thonë se lagjja së cilës i mungon infrastruktura, është vendbanim i ri i këtij fshati.