Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita akuzon pushtetin për mosinvestim në zhvillim ekonomik

Subjektet opozitare, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë akuzuar Komunën për mosplanifikim të projekteve në Departamentin e zhvillimit ekonomik, derisa korniza afatmesme buxhetore 2018-2020 është miratuar pak ditë më parë nga këshilltarët e KK-së.

Sipas opozitës, për 3 vjetët e ardhshëm Komuna e Lipjanit ka planifikuar vetëm 32 mijë euro për mallra dhe shërbime në Departamentin e zhvillimit ekonomik, ndërkaq asnjë projekt kapital i cili e përmirëson gjendjen e rëndë në infrastrukturën e zonave industriale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Selatin Retkoceri, këshilltar në KK të Lipjanit, nga radhët e VV-së, ka thënë se Komuna ka dështuar të planifikonte ndonjë projekt për zhvillim ekonomik, madje sipas tij kjo gjendje do të vazhdojë për 3 vjetët e ardhshëm.

Sipas tij, për tre vjetët e ardhshëm buxheti i Komunës së Lipjanit nuk parasheh zhvillim ekonomik, andaj një planifikim i tillë nuk i pëlqen askujt. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)